Ngjarja që tronditi Durrësin/ Gjykata dënon me burg, 7 adoleshentët që përdhunuan në grup të miturën
Gjykata e Durrësit, me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, ka vendosur ditën e premte paraprakisht arrestimin e 8 adoleshentëve, nxënës të një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Kavajës. Një ditë më pas, të shtunën, është bërë ekzekutimi i këtij vendimi nga policia. Janë arrestuar 7 prej tyre dhe 1 është në kërkim. Pritet që seanca për verifikimin e ekzekutimit të masës së sigurisë të bëhet të hënën pranë Gjykatës së Durrësit. Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të moshës së të miturve që akuzohen për kryerjen e marrëdhënieve seksuale në grup me një të mitur. Ngjarja paraprakisht deklarohet të ketë ndodhur dy muaj më pare, dhe ende nuk dihet pse kanë heshtur autoritetet përgjegjëse vendore për këtë rast flagrant abuzimi e keqtrajtimi nga nxënës të së njëjtës shkollë./Top Channel