Ngjarja e rëndë/ Dj Blunt qëllohet me thikë, ja gjendja e tij

Gjatë ditës së e premte, reperi i njohur Edon Dedi, i njohur për publikun si DJ Blunt është therur me thikë. Lajmin e ka konfirmuar edhe Agron Borovci, zyrtar nga Policia e Kosovës. “Rreth orës 19:30, policia ka marrë informatën se një person i therur me thikë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. Menjëherë pas kësaj, policia ka ndërmarrë veprimet të nevojshme hetimore dhe operative. Ndërkohe që rasti ka ndodhur në rrugën”B”në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë. Të dyshuar ende nuk ka, mirëpo policia kanë treguar se janë nën hetime për të identifikuar personat, që kanë sulmuar reperin. “Policia po punon për identifikimin e personave të dyshuar si dhe për ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Viktima E.D 37 vjeç, pas trajtimit mjekësor të marrë në QKUK është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet më tutje në njoftimin e policisë. Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me reperin në fjalë për të pyetur rreth rastit, mirëpo ai ka refuzuar të përgjigjet në telefon.