Nga shtatzënia e Teas, aborti dhe ndarja me Andin, reagon ashpër Melisa Leshi: Boll! Idiotësira
Ish-konkurrentja e Përputhen, Melisa Lleshi ka reaguar ashpër ndaj disa lajmeve që janë përhapur në portale në emër të saj.
Ditën e djeshme, u përfol se në një video live në Instagram, ajo kishte deklaruar se “konkurrentja e saj” në dashuri, Tea Trifoni ka qenë shtatzënë dhe kishte abortuar.
Sipas këtyre portaleve, Melisa Lleshi “nuk iu ishte përgjigjur pyetjes së ndjekësve se kush ishte babai i fëmijës”.
Gjithashtu u përfol se i kishte dhënë fund edhe lidhjes me partnerin e saj, Andi Shehun.
Pas thashethemeve, ish-konkurrentja e Përputhen ka reaguar ashpër në rrjetet sociale duke hedhur poshtë lajmet.
Ajo u shpreh “se nuk ka folur në live për asnjë person dhe se nuk është ndarë me Andin Shehun”, duke kërkuar që t’i jepen fund këtyre “idiotësirave”.
“Melisa tha këtë, bëri këtë, u ndaj. Melisa wa po merr frymë. Boll, ju kërkon disa portaleve pak dinjitet në ato çfarë shkruajnë. As nuk kam folur në live për asnjë dhe as nuk jam ndarë me Andin, po mjaft me këto idiotësira. Mos u merrni me gënjeshtra mbi mua sepse kjo është hera e fundit që ju toleroj,”- shkroi Melisa Lleshi.
/Panoramaplus.al