Nga Portokallia te Marina Vjollca, Gentian Zenelaj jep vlerësimet e tij!

Gentian Zenelaj është padyshim një nga aktorët dhe komedianët më të mirë shqiptarë në të gjitha trevat shqipfolëse.

Jo vetëm një personalitet i medias, por edhe një personazh mjaft interesant për t’u intervistuar dhe këtë e ka treguar vazhdimisht në intervista e dalje televizive.

Të njejtën gjë ka treguar edhe pasditen e sotme në “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalon, ku i është përgjigjur ashtu siç vetëm Genti pyetjeve që moderatorët e Top Albania Radios kishin përgatitur për të.

Pasi foli për jetën personale dhe karrierën, moderatori i “Stop” ka dhënë edhe “vlerësimin” e tij për programet e humorit dhe emrat e ish-bashkëpuntorëve që ka punuar e po punon aktualisht

Marina Vjollca: “Rising superstar (yll në ngjitje), është transformuar komplet si moderator. Është një nga më të mirat.”

Portokalli: “Shkolla fillore!”

Apartamenti 2XL: “Gjimnaz”

Klanifornia: “Shkolla e natës, sepse kam shumë pak kohë me ta dhe e kam pasur frekuentimin jo të rregullt!”

Ermal Mamaqi: “Biznesmen”

Turjan Hyska: “Profesor”

Saimir Kodra: “Gjahtar”

Altin Basha: “Mentor”

Jul Deda: “Mace e egër”

Nga ana tjetër, Genti ka treguar edhe për historinë e trajtuar në Stop që i ka bërë më shumë përshtypje.

“Ka qenë historia e trajtuar para disa kohësh, e dy vëllezërve, të cilët ishin në një konflikt me njëri tjetrin dhe e ëma qëndronte tek njëri prej vëllezërve. Mirëpo, për shkak të konfliktit, ky nuk e linte të vëllain të shihte të ëmën edhe pse ajo ishte mjaft e sëmurë e ishin një mur larg. E ëma vdiq dhe nuk e takoi kurrë djalin e vet,  vetëm se të dy konfliktoheshin herë pas here bashkë”, – ka treguar Genti për “Pardon My French”.