Nga perlat tek çadra e aristokrateve, Elton Ilirjani gay më me stil në Shqipëri
“Unë nuk jam vetëm një themelues i një kompanie punësimi, mbi të gjitha jam edhe gay, madje krenar!”. Ishte kjo deklarata e fortë publike që bëri pak kohë më parë Elton Ilirjani, një sipërmarrës shumë i suksesshëm në Shqipëri. Por nëse i hidhni një sy profilit në facebook të Eltonit, do të çuditeni nga stili unik i veshjeve tepër lukzoze dhe kombinimeve unike që bën.
Nga veshja e kravatave me perlat në qafë, tek çadra rrjetë e femrave aristokrate bien shumë në sy në stilin e tij.
Vërtet i guximshëm apo jo? Gjatë ditës së djeshme ai u rikthye sërish në vëmendjen e publikut pasi në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, u diskutua ligji më i ri në Francë, që synon zëvendësimin e fjalëve “nëna” dhe “babai” me termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në të gjitha institucionet zyrtare, për të zvogëluar diskriminimin e fëmijëve me prindër të së njëjtës gjini.
Elton Ilirjani u shpreh kundër edhe këtë herë, ashtu siç është shprehur më parë në disa programe televizive, ndryshe nga gay-t e tjerë që e kërkojnë me ngulm këtë të drejtë.
Kujtojmë që historia e deklarimit të prirjeve të tij seksuale është shumë e veçantë. Në Tepelenën e vitit 1990 Eltoni mori guximin dhe ia tregoi të atit orientimin e tij seksual. Në datën 17 maj në ditën ndërkombëtare kundra Monofobisë dhe Transfobisë, ai tregon se rruga për të arritur deri në këtë ditë ka qenë plot sfida.
“Në vitin 1990 i them babait se isha gay. U përballa me realitetin. Imagjino Tepelenën e vitin 1990. Më kanë zënë me gurë, më kanë sharë, ofenduar. Por qëndroj sot këtu mes jush me dinjitet, si një njeri normal dhe i sukseshëm”, tha Ilirjani./Story.al