Nga ora Rolex tek diamantet/ Kjo veshje i kushtoi Aurela Hoxhës plot 199.115 euro

Aurela Hoxha ka shpenzuar një shumën marramendëse për një veshje.

Blogerja kujdeset shumë për daljet në publik, teksa veshjet dhe aksesorët e saj janë më të njohura. Së fundi, ajo ishte e pranishme në një emision, ku mori vëmendjen me dukjen, por shuma e veshjeve dhe aksesorëve të saj ishte e pabesueshme.

Aurela shpenzoi plot 199.115 euro për këtë paraqitje, dhe çmimet më të larta i kapin aksesorët. Ajo mbante varëse të Cartier me çmim njëra 47.500 euro dhe tjetra 44. 400 euro, pastaj ora Rolex, që kushton 40.700 euro.

Po ashtu, edhe unazat me gur diamanti kushtonin shumë, por të gjitha këto përfshirë edhe korsetin 2.875 eurosh kapin shifrën marramendësë që të lë pa fjalë!