Nga njohja, fejesa, ndarja te ribashkimi: Bennifer përgjatë viteve

Para se të ishin Marc Anthony dhe Alex Rodriguez, apo Jennifer Garner dhe Ana de Armas, ishin Jennifer Lopez dhe Ben Affleck. Bennifer ishte një nga çiftet më të dashura. Ndonëse rrugët e tyre u ndanë në 2004-n, disa pushime të fundit në Montana mund të ringjallin një nga romancat më të preferuara të Hollywood-it.

2001: U takuan

Jennifer dhe Ben u takuan për herë të parë gjatë xhirimeve të “Gigli”, një rom-com që u publikua në vitin në 2003. Në atë kohë, J.Lo ishte ende e martuar me burrin e saj të dytë, balerinin Cris Judd.

2002: Momenti në videon e “Jenny from the Block”

Videoja muzikore tani ikonike përmban një moment të Bennifer. J.Lo me bikini rozë dhe Ben në një moment “hot” në varkë, teksa ky i fundit sheh me kërshëri të pasmet e Jenny-t.

Nëntor 2002: Fejohen

J.Lo konfirmoi lajmin në një intervistë me Diane Sawyer. “Është gjëja më madhështore që kam parë ndonjëherë”, tha ajo për diamantin rozë 6.1 karat. Unaza mendohet se kushtoi 2.5 milionë dollarë.

2003: Luajnë në një tjetër film bashkë

J.Lo luante rolin e gruas së vdekur të karakterit të Ben Affleck në filmin “Jersey Girl”.

Shtator 2003: Shtyjnë dasmën

“Për shkak të vëmendjes së tepërt të mediave për martesën tonë, ne kemi vendosur të shtyjmë datën. Kur e gjetëm veten duke menduar seriozisht që të punësonim tre ‘nuse mashtruese’ të ndara në tre vende të ndryshme, kuptuam se diçka ishte e gabuar. Ne nisëm të ndiejmë se shpirti i asaj që duhet të ishte dita më e lumtur e jetës sonë mund të komprometohej,” thanë në një deklaratë të përbashkët.

Janar 2004: Ndahen

Më 22 janar 2004, të dy i dhanë fund fejesës. J.Lo konfirmoi lajmin përmes zëdhënësit të saj. “Po konfirmoj se Jennifer Lopez i ka dhënë fund fejesës së saj me Ben Affleck,” u tha asokohe për MTV. “Në këtë kohë të vështirë, ne kërkojmë që të respektoni privatësinë e saj.”

Qershor 2004: J.Lo martohet me Marc Anthony

Në qershor të vitit 2004, Jennifer u martua me kantautorin dhe mikun e saj të vjetër Marc Anthony. Në vitin 2008, u bënë prindër të binjakëve Emme dhe Max. Ata u ndanë në 2011-n, ndërsa divorci u finalizua në vitin 2014.

Në librin e saj të vitit 2014, “True Love”, Jennifer reflektoi për periudhën e trazuar pas ndarjes me Affleck dhe martesën me Anthony-n. Ajo u shpreh se romanca e tyre mund të ketë qenë përpjekja e saj për të rregulluar zemrën e thyer.

“Ben dhe unë u ndamë në momentin që do të lidheshim me njëri-tjetrin përgjithmonë. Ishte hera e parë kur mu thye me të vërtetë zemra. Më dukej sikur zemra do të më shkulej nga kraharori,” tha ajo për Page Six. “Kërkova ngushëllim te një person tjetër që mund të më bënte të ndishesha e dashur dhe e dëshiruar në momentet e mia më të vetmuara. Marc u kthye në jetën time tre ditë para se të isha në altar për t’i thënë ‘Po, pranoj’ një burri tjetër.”

2005: Ben martohet me Jennifer Garner

Ben u martua

 

Prill 2021: Bennifer ribashkohet

Pasi J.Lo i dha fund fejesës me Alex Rodriguez dhe Affleck u nda nga Ana de Armas, të dy u panë të shoqëroheshin sërish. Page Six raportoi më 30 prill se aktori u fotografua duke vizituar shtëpinë e saj në Los Angeles shumë herë.

Maj 2021: Pushimet në Montana

“[Jennifer] kaloi disa ditë me Ben jashtë qytetit,” tha një burim. “Ata kanë një lidhje të fortë. E gjitha ka qenë e shpejtë dhe intensive, por Jennifer është e lumtur”.