Nga marrëdhënia me fëmijët e Shkëlzenit tek planet mbi zgjerimin e familjes, Armina zbulon detaje mbi jetën e saj private
Armina Mevlani është një mga bloggeret më të njohura dhe më të ndjekura në vendin tonë, kësisoj kurioziteti për të është mjaft i madh.
Ajo ka realizuar së fundmi një intervistë me ndjekësit në ‘Instagram-in’ e saj dhe sigurisht që pyetjet kanë qenë të shumta, sidomos ato për rutinën e bukurisë së Arminës.
Megjithatë disa nga pyetjet janë fokusuar edhe tek mëmësia.
Armina ka treguar se dëshiron shumë të bëhet nënë, por për shkak të angazhimeve nuk ka mundur pasi dëshiron t’i përkushtohet plotësisht.
Ajo ka pohuar se do të ishte e lumtur po të kishte dy fëmijë dhe se gjinia nuk ka rëndësi, mjafton të jenë të shëndetshëm.
Armina është pyetur edhe mbi marrëdhëniet me fëmijët e Shkëlzenit. Ajo është shprehur se janë si shokë pasi ata janë adoleshentë dhe kënaqet shumë me ta.