Nga fejesa në Suedi te deportimi në Shqipëri për shkak të problemeve me drejtësinë! Ja ç’thotë mamaja e Andi Shehut të “Përputhen”
Pa diskutim që djali me emrin Andi Shehu, që ka hyrë në programin e njohjeve “Përputhen” për të gjetur të dashur e pse jo bashkëshorte, është më i komentuari i momentit për shkak të së shkuarës së tij dhe jetës jashtë kamerave.
E ndërkohë që janë transmetuar skenat nga takimi me konkurrenten tjetër, Shqipe Hysenaj, dalin në dritë të tjera detaje komprometuese të jetës së tij, që janë lidhje që nga jeta intime e deri te problemet me drejtësinë.
E nisim me komentet që janë bërë në rrjetet sociale në lidhje me statusin e tij, ndërsa thuhet se është i fejuar. Sipas burimeve pranë Andit, e fejuara e tij quhet Leutrime, është me origjinë nga Kosova dhe prej vitesh jeton në Suedi. Andi dhe vajza duken tepër të dashuruar dhe gjithashtu në dorën e vajzës dallohet edhe unaza e fejesës. Nuk dihet nëse janë ndarë nga njëri-tjetri tashmë që ai ka hyrë në programin e njohjeve, dhe po ashtu nuk dihet nëse produksioni i “Përputhen” ka pasur dijeni për këtë fakt.
Më herët, gjatë emisionit kur diskutohej takimi i tij me Tean, Andi kishte pohuar se nuk kishte pasur kurrë të bënte me vajza pak të mbushura në fizik, ndërkohë që komentuesit kanë evidentuar faktin se fotot e së fejuarës së tij tregojnë të kundërtën. Por statusi i Andit është vetëm një arsye për të plasur thashethemet në lidhje me jetën e tij jashtë një programi njohjesh me skenar.
Problemet me drejtësinë janë një tjetër anë e erret e këtij djali simpatik, që ka pushtuar rrjetet sociale për ditë më rradhë. Nisur nga fakti që ka qenë shumë i rezervuar në lidhje me jetën e tij private, ai ka treguar vetëm se ka jetuar jashtë Shqipërisë dhe kur është pyetur se çfarë pune bënte, thjesht është shtangur. Sipas komentuesve, Andi ose ndryshe Armandi nuk paska faj që s’do të flasë para kamerave, sepse e shkuara ka qenë paksa e errët.
Sipas disa portaleve, në 2015-ën Armand Shehu, ndryshe Andi, në moshën 21-vjeçare është dëbuar nga zona e Bolxanos në Itali, pas një sherri me policinë ku kishte plagosur dy prej tyre. Në zonë, ai ishte njohur si problematik që në moshën 17-vjeçare pasi sipas një portali “Durrësi lajm” ai shiste drogë, ishte bërë pjesë e disa vjedhjeve me dhunë dhe shpeshherë ishte ngatërruar në sherre apo konflikte të ndryshme ku kishte të plagosur. Derisa në 2015-ën ndodhi dhe deportimi i tij drejt Shqipërisë.
Pas këtyre lajmeve, të gjithë ata fansa që ai bëri për vete me shfaqjen në ekran, u habitën me anën tjetër të medaljes së Andit, që u prezantua si intelektual, ndërkohë që realisht paska qenë rebel i madh në adoleshencë. Ndërkohë, në lidhje me të gjitha këto thashetheme që kanë dalë për Andin, ka reaguar me një koment në rrjetet sociale nëna e tij, Etleva. E ëma e Andit mohon vërtetësinë e lajmeve.
“Ju jeni kryefjala e gënjeshtrës! Vetëm për disa klikime, e keni bërë Andin kriminel, drogaxhi, dhe së fundmi të fejuar. A keni fakte për të gjitha këto të zeza që keni shkruar, sepse do t’ju duhet të mbani përgjegjësi ligjore. Më vjen për të qeshur dhe për të qarë me këto portalet tuaja të mjera!”, shkruan ajo poshtë lajmit të një web-i.
Ndërkohë le të ndalojmë te programi dhe takimi i fundit më i komentuar, Andi Shehu në tentativë për “përputhje” me Shqipe Hysenajn. Ky takim ishte i destinuar të ndodhte që në javët e para të emisionit, por gjërat morën një tjetër rrjedhë. Megjithatë, takimi i shumëpritur u transmetua ditën e djeshme dhe nuk munguan flirtimet dhe “kunjat”.
Pjesën e tretë të takimit dyshja kishte zgjedhur ta realizonte në një fushë golfi, por Shqipja nuk e humbi rastin ta “thumbonte” Andin, duke përdorur topat e lojës.
“Unë do rri siç jam dhe ti do vish të më puthësh te qafa ose në faqe”, i tha ai Shqipes, dhe kështu në tentativë për ta puthur u duk qartë që ata pëlqehen jo pak. Ndërsa luanin golf, Shqipe i tha: “Rëndësi ka që ti di t’i mbash topat!”, një frazë që bëri xhiron e rrjetit.
Vajza nga Tropoja, Shqipe Hysenaj, tashmë ka fituar vëmendjen e të gjithëve në emisionin “Përputhen”. Çifti i parë duket se është krijuar pasi është kryer takimi i parë mes Shqipes dhe Andit, sytë e të cilëve shkëlqenin gjatë bisedës së njohjes.
Por nuk mungoi momenti kur vajza nga Tropoja i vendosi ‘ultimatum’ Andit duke i thënë: “Duke qenë se jam shumë person territorial, e dua një gjë dhe e dua për vete. I parapëlqej meshkujt kur janë shumë të vendosur. Nëse bën takim me mua dhe ndonjë tjetër, duhet ta dish se ku tërheq më shumë që me të parën”.
Ndërsa Andi iu përgjigj fare thjesht duke i thënë: “Mos më lër hapësirë që të kem sy për të tjera!”.
Kështu duket sikur po vendosen pikat mbi “i” mes tyre dhe shumë shpejt mund të krijohet çifti më i komentuar i këtij sezoni, por gjithçka mund të ndryshohet gjatë rrugës.