Nga avioni privat e deri tek festa në një ishull të izoluar, ja ç’po organizon Kim Kardashian për 40-vjetorin e lindjes
Sot, Kim Kardashian mbush 40 vjeç, por festa për të dhe miqtë e saj ka nisur prej kohësh.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” po planifikon të fluturojë me avion privat bashkë me 30 të ftuar të tjerë në një ishull të izoluar, javën e ardhshme, sipas “Page Six”.
Festa e saj thuhet se do të zhvillohet në Karaibe, por ajo nuk ka zbuluar asgjë ende, sepse dëshiron që të ftuarit të mos jenë në dijeni të asaj që i pret.
Thuhet se të ftuarit janë testuar një herë për koronavirusin dhe do të testohen sërish në fundjavë, në mënyrë që çdokush të jetë i sigurtë.
Ka shumë spekulime se ku do të zhvillohet festa, pasi disa mendojnë se vendi i zgjedhur është ishulli “Necker” i Richard Branson.
Por, familja Kardashians është fanse e madhe edhe e Karaibeve dhe e ishujve Bora Bora.