Nga Alban Skënderaj tek Klea Huta, çiftet e njohur që po hapin biznese këtë vit

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të pëlqyera të showbiz-it, të cilët lidhjen e tyre të bukur dhe të qetë e kanë gërshetuar me muzikën, pasi shpesh kanë realizuar klipe gjithë romancë. Projektet e tyre kanë qenë gjithmonë të suksesshme, qoftë këto bashkëpunime ose solo. Këtë Vit të Ri 2019, çifti kanë menduar të sjellin diçka ndryshe për publikun shqiptar dhe këtë gjë e ka bërë publike Olti Curri. Ai ishte i ftuar tek ‘Rudina’, ku zbuloi se Albani dhe Miriam tashmë prindër të një vajze do të sjellin së shpejti një biznes të ri interesant. Ai nuk ka treguar ndonjë detaj tjetër, por flitet se do të jetë një biznes jashtë muzikës, dhe që presupozohet të jetë shumë fitimprurës. Të njëjtin hap të rëndësishëm për këtë vit kanë hedhur Klea Huta dhe Elgit Doda. Pasi kanë bërë pub;ike lidhjen e tyre ata kanë vendosur që përveç faktit që janë partnerë në jetë, të jenë edhe bashkëpunëtorë në projekte profesionale. Projektin më të ri e kanë prezantuar disa ditë më parë me anë të disa postimeve në profilet përkatëse në ‘Instagram’. Ata bënë me dije që kanë nisur nga puna për të hapur një akademi të përbashkët. Punimet për ndërtesën kanë nisur dhe janë zbuluar detajet e para. Emri që do të mbajë ky projekt është ‘Klea Huta Academy’, dhe do të ketë në qendër artin në disa fusha specifike. Mendohet se nxënësve do u krijohet mundësia të mësojnë aktrim dhe këndim në “akademinë” e çiftit të njohur. Mbetet për t’u parë kur do inaugurohet dhe si do funksionojë në detaje kjo akademi, që mban emrin e një prej nxënëseve të Leonard Bombaj tek “Kripmjaltëzat”. Vitin e kaluar Klea Huta bëri familjare lidhjen me Elgit Dodën, duke qenë se kantautori e ndiqte me “statusin e burrit” në udhëtimin e saj për punë në SHBA. Kjo ndodhi vetëm disa muaj bënë publike për herë të parë lidhjen e tyre me anë të një postimi në Instagram. Që prej asaj kohe, asnjëri prej të dyve secili u përpoq të fliste më shumë me anë të gjesteve e fotove të poastuara në Instagram, sesa me fjalë jatë e gjerë për marrëdhënien e tyre. Fillimisht, Klea pranoi se vitet e fundit pushimet i kishte kaluar me Elgitin, pavarësisht se publiku s’kishte ditur gjë gjithë kësaj kohe. Por jo vetëm kaq, një fakt për t’u përmendur dhe që e bënte marrëdhënien e tyre më serioze, ishte se lidhja e tyre tashmë ishte bërë edhe familjare.”Në momentin që e kam njohur unë Elgitin, e kanë njohur edhe ata. Unë dhe Elgiti njihemi këtu e para 6 vitesh. Ka qenë mendim shumë i mirë dhe shumë pozitiv nga familjarët e mi për Elgitin. Dhe kryesorja ata ecin me idenë “nëse ti je e lumtur, edhe ne jemi të lumtur”, ka treguar Klea. Me këtë deklaratë ajo pohoi se familja e Kleas është mjaft e kënaqur me zgjedhjen e vajzës së tyre, ndërkohë që sa i takon lidhjes që ata kanë duke se tashmë janë si një çift i martuar. Elgiti e shoqëroi Klean me statusit e partnerit në udhëtimin e saj të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur xhiroi dhe intervistat me personazhe të famshëm për programin televiziv të “Top Channel”. Edhe pse e kanë ditur që sytë kureshtarë përreth kanë qenë të shumtë dhe gjithashtu edhe fotografët, Elgit Doda dhe Klea Huta u panë së bashku për herë të parë gjatë finales së festivalit “Kënga Magjike”. E duket se tashmë njësoj si Alban Skënderaj e Miriam Cani apo çifte të tjerë të konsoliduar, edhe Klea Huta e Elgi Doda po e fuqizojnë marrëdhënien duke u bërë ortakë të të njëjtin biznes./Panorama Plus