Nevina Shtylla tërheq vëmendjen me barkun, efekti i veshjes apo ish-missi ka shtuar në peshë?

Sezoni i ri i “Jo vetëm modë” nisi në “Tv Klan” me prezantuesen e re që zëvendësoi Floriana Garon. Nevina Shtylla është fituesja e kurorës së “Miss Shqipëria 2010”, të cilën para se të shfaqej në këtë emision e pamë në krah të Klea Hutës si bashkëprezantuese të “Maratona e Këngës”. Por në daljet e fundit duket se Nevina nuk ka më ato linjat e holla fare të fizikut të miss-it. Nuk dihet nëse është efekti i veshjes, apo Nevina ka shtuar pak në peshë në daljet e saj e fundit. Ky ndryshim në barkun e saj pak të rrumbullakosur poshtë fustanit të zi, u vu re në programin “Opinion” ku ishte e ftuar së fundi, si dhe në këto foto me këtë fund lëkure në ngjyrën mustardë që ka postuar vetë në Instagram. Gjithsesi ajo duket bukur, pasi është vërtet një nga vajzat më simpatike të ekranit. Kujtojmë që Nevina 23 vjeçare ka dhe eksperiencë si aktore e serialit “Ti mund të më quash Xhon”, para se të bëhej prezantuese e “Jo vetëm modë”. Story.al