“Netflix” fshin të gjithë filmat e Johnny Depp! Ja pse platforma mori këtë vendim të trishtë për fansat e aktorit

Të gjithë filmat e Johnny Depp janë fshirë nga platforma e njohur “Netflix” në Amerikë dhe në Australi.

“Netflix USA” dhe “Netflix Australia” kanë marrë këtë vendim pasi Depp është dënuar për shkak të abuzimit ndaj ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard, raporton “What’s on Netflix”.

Reagimi i fansave ka qenë i menjëhershëm, pasi mbetën të shokuar nga vendimi i platformës.

“Warner Bros”, kompania prodhuese e “Fantastic Beasts”, javët e fundit i kërkoi Johnny-t të hiqte dorë nga roli si “Gellert Grindelëald” në kapitullin e tretë, kërkesë të cilën aktori e mori shumë seriozisht dhe e pranoi.

Depp është dënuar edhe në të kaluarën nga një gjykatë e lartë në Londër për dhunë ndaj gruas.