“Nëse vdes e re”, Tuna Sejdiu i prek të gjithë me këngën e albumit të ri

Këngëtarja Tuna Sejdiu ka paralajmëruar publikimin e albumit të saj të ri, që është një përmbledhje këngësh të ëndrrave të saj. Në këtë album ajo ka punuar me këngëtarin e njohur Armend Rexhepagiqi, por jo vetëm.

Tuna-2

Tuna paska arritur ta bindë Armendin për të marrë pjesë në njërën nga këngët e saja të këtij albumi. Duke njohur potencialin muzikor të dyshes, mund të themi se mezi po presim që ta dëgjojmë këngën që do e mbaje titullin “Harrova”. Albumi i ri i Tunës ka 7-të këngë, ndërsa në këtë album ajo ka edhe një këngë në bashkëpunim me Yll Limanin, shkruan Prive. Fansave u mbeti mendja tek kënga e fundit me titull “Nëse vdes e re”.“Shumë gjatë kom ëndërru më pas një album si ky. Më në fund. Mars 2019”, ka shkruar Tuna në Instagram.