“Nëse më ke borxh mos u shqetëso!”, Anxhelina zbulon më shumë nga sherri me Beatrix-in

Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj duket se do t’i lënë pas zënkat me vitin që po shkon. Kushërirat u përfolën për një mosmarrëveshje që patën pak javë më parë, dhe teksa jemi në muajin e festave duket se ka shpresë që të dyja vajzat të rregullojnë raportet. Kjo pasi Anxhelina ka bërë një mesazh mjaft special me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, për të cilin shprehet se do të jetë një vit faljeje dhe pozitiviteti.

Anxhelina-2

Në një status në Instagram, këngëtarja u kërkon falje atyre njerëzve që ndihen të mërzitur me të. Ajo shprehet se jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar e inatosur dhe me zili për të tjerët. Nuk e dimë nëse ky status i dedikohet Beatrix-it, megjithatë mund të themi se vajzat po ecin në rrugë të drejtë dhe do t’i shohim shumë shpejt bashkë. “Po eci në 2019-n me zemër dhe mendje të pastër. Nëse më ke borxh mos u shqetëso! Nëse ke gabuar me mua është gjithçka në rregull, e mësove leksionin. Nëse je i inatosur me mua, ke fituar, mua më kaloi. Nëse nuk flasim, të uroj gjithë të mirat. Nëse ndihesh se kam gabuar me ty, kërkoj ndjesë, ishte e paqëllimshme.

Anxhelina-3

Jam mirënjohëse për çdo eksperiencë që kam kaluar. Jeta është shumë e shkurtër për tu kapur pas inatit, zilisë, dhe stresit të tepërt ose dhimbjes. Një dolli për 2019-n, do ta bëj një vit pozitiviteti dhe një sezon faljeje”, shkruan Anxhelina. “Iconstyle.al” zbuloi pak kohë më parë se “molla e sherrit” mes dy vajzave ishte bërë grimieri Ariel, me të cilin Anxhelina jeton në një shtëpi. Duke qenë një personazh i njohur në SHBA, e veçanërisht i lidhur me familjen Kardashian, Beatrix i ka kërkuar Ariel-it ta ndihmojë për t’i hapur mundësi të reja për në Los Angeles. Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak kushërirës së saj, Anxhelinës, e cila me sa duket është bërë xheloze për të ndarë mikun e saj të ngushtë me Beatrix-in.

Anxhelina-1