Nëse e humbët “Maskat”, mos e bëni më!
Rubrika më e re në “E Diell” mban emrin “Maskat” dhe ashtu vetë formati, ishte juria ajo që vodhi e para vëmendjen. Olti Curri, Zaimina Vasjari, Eranda Libohova dhe Megi Pojani (për herë të parë në rolin e prezantueses) janë katërshja që nisën dhe do të përfundojnë këtë sezon me “Maskat”.
Ku qendron sfida në të vërtetë e këtij formati që u pëlqye shumë që puntatën e parë, e që mban autorësinë e Alban Males? Personazhe të famshëm zgjedhin të maskohen, teksa performojnë një këngë para jurisë. Këta të fundit, nisur nga çdo e dhënë e mundshme, nisin të bëjnë një ‘parashikim’ se kush mund të fshihet pas kostumit. Puntata e para nisi me Niko Komanin, Renada Cacin, etj, që shfaqën talentin e tyre në këndim – një anë kjo, që nuk e kishim njohur më parë.
Çka i dha tjetër ngjyrim formatit ishte kimia mes anëtarëve të jurisë, së cilët u kujdesën të bënin atë rreth së cilës sillet edhe programi: argëtim dhe energji pafund. Spontaniteti i Megi Pojanit tregoi se roli i prezantueses i shkon jo pak, kështu “Maskat” pati shumë për të përcjellë këtë puntatë të parë. Çfarë do të shohim në vijim? Mbetet për tu zbuluar në të dielat e radhës. /News31