Nëse doni dasmë çdo ditë, gjeni një partner si Hueyda Thierry-n

Ndonëse në muajin dhjetor Hueyda kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, Thierry në një ceremoni të veçantë që nuk e ndaloi as pandemia e asgjë, duket se dëshira për t’u martuar me çunin e saj nuk i zbehet asnjëherë.

“Unë dua të martohem çdo ditë me këtë çunin”, ka shkruar El Saied në një foto ku pozon me Thierryn, të dy të qeshur e shumë të dashuruar.

Ne nuk e dimë se sa herë do të martohet Hueyda me Thierryn, megjithatë në një intervistë ekskluzive për ‘Who’, në muajin dhjetor ajo na tregoi se dasma alla shqiptarshe nuk do të mungojë kurrsesi, sapo kufinjtë të hapen e gjithçka t’i kthehet normalitetit./revistawho.com