Nënë për herë të tretë, Neda Balluku publikon fotot e para me barkun e rrumbullakosur

Neda Balluku këtë sezon në “Përputhen” e kemi parë në kolltukun e mblesit, ku përpiqet t’i japë ngjyra dhe mbështetje takimeve dhe konkurentëve.

Së fundmi, në mbrëmjen “Prime” të këtij emisioni Neda ka vendosur që të zbulojë se do të bëhet nënë për herë të tretë.

Edhe pse bashkëshorti i saj, Ogreni nuk iu bashkua studios për “Baby gender reveal”, ishte Bora ajo që e shoqëroi Nedën dhe pas dy djemve do të vijë në familjen Balluku një vajzë.

Teksa u shpreh e lumtur dhe e emocionuar Neda tha dhe dy fjalë për të voglën që do të vijë në jetë.

“Do të kujdesem që të jetë e lumtur gjithmonë”, tha Neda. Ndërkohë, ditën e sotme në rrjetet e saj sociale Ned aka publikaur foto me barkun e rrumullakosur.