Nënë Hamideja “kritikon” moderatoren: Me atë minifund që ke veshur ti tërbohen djemtë…
Moderatorja Fioralba Dizdari ishte një nga të ftuarat e Ervinit në rubrikën “N’fermë” në “E Diell”. Si një vajzë e re me moshë dhe e pa mësuar me punët e vështira të fshatit, Ervini e vendosi Fioralbën nën kujdesin e nënës së fermës, Hamidesë.
Teksa nënë Hamideja dhe Fioralba po arnonin çarçafët e femrës, mes tyre nisi një diskutim, ku nuk munguan as “kritikat”. Nëna i tha moderators se e ka veshur fundin tepër të shkurtër, duke shtuar se kështu “tërbohen” djemtë. Ndërsa Fioralba, me “ëmbëlsinë” e një mbeseje të urtë e të sjellshme, i shpjegoi se të mbash veshje të shkurtra vitet e fundit është kthyer në një trend.
Nënë Hamideja: Ti je me minifund moj bija e nënës.
Fioralba: Pse çfarë ka kanë ndryshuar kohët moj nëna.
Nënë Hamideja: Jo koha po e njëjta është. Mbaje të gjatë fundin.
Fioralba: Po pse duhet ta mbaj fundin deri aty.
Nënë Hamideja: Sepse dukesh dhe i tërbuat çunat.
Fioralba: O nëna çunat tërbohen edhe kur i ke veshur fundin e gjatë, edhe kur e ke të shkurtër, nuk ka lidhje ajo.
Nënë Hamideja: Kur e ke të shkurtër të shikon më shumë.
Fioralba: Po nuk të gjen gjë nga sytë o nëna.
Nënë Hamideja: Jo liri të keqen nëna, deri diku duhet shtrënguar puna.