Nëna mbështet Donald Veshajn në lidhjen e re me Beatrix Ramosajn, zbulohet pse nuk e donte Bora Zemanin

Romanca e këngëtares Beatrix Ramosaj dhe aktorit të humorit Donald Veshaj, për nga zhurma e madhe që ka krijuar në publik, është konsideruar si telenovelë e vërtetë, pasi të gjithë janë në një mendje se Donaldi ka tradhtuar në mënyrë spektakolare Bora Zemanin.

Një muaj që nga nata kur drejtuesja e emisionit “Përputhen” hyri në “Big Brother” të takonte shoqen e saj të ngushtë, Sem Jaupajn, por doli duke u puthur në buzë me ish-in e saj, Donaldin, ky i fundit ka ndryshuar komplet rrjedhën e ngjarjes, duke krijuar një trekëndësh dashurie, hapur në ekran.

Tashmë jo vetëm që është puthur me Beatrixin, por shprehet i bindur se po bën hapin e duhur dhe se ka gjetur tipin e vajzës së mirë për lidhje, dhe madje është çuditur që e gjeti pikërisht në atë shtëpi. E para që shfaqi ndjenjat hapur ndaj tij ishte Beatrixi, për faktin se para se të hynte në lojë i kishte bërë një super urim publik Bora Zemanit për puthjen në buzë.

Me anë të një komenti në “Instagram”, i shprehte Borës dashamirësinë e saj për rindezjen e historisë me Donaldin, duke e bërë të besojë se dashuria e vërtetë ekziston.

Teksa të gjithë iu kthyen kundër Trixas se i mori Borës Donaldin, shumë ofendime vërshuan drejt saj, sidomos te komenti që këngëtarja i kishte lënë prezantueses pas momenteve romantike mes saj dhe Donaldit brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’.

“Më kujtuat sa bukur është të dashurosh, me zemër në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit. Të dua zemër!”, i shkruante Beatrix Borës. E nëse hedhim një vështrim të shpejtë te postimi i Borës, ai koment nuk është më.

Nuk dihet nëse është fshirë nga Bora apo menaxhuesit e faqes së Trixa-s, që kanë hequr edhe shumë ‘replay’ ofendues që ajo ka marrë. Në lidhje me ‘romancën’ e re të Donaldit, kanë reaguar shumë figura të njohura publike, një ndër to edhe mikesha e ngushtë e Borës, Rezarta Shkurta.

Në rrjetin e saj social “Instagram” ka shprehur pakënaqësinë ndaj Donadit dhe i ka bërë ‘unfollow’ menjëherë. Po ashtu, reagoi edhe mikesha e ngushtë e Bora Zemanit e njëkohësisht shoqe e Donaldit, Semi Jaupaj, ish-banore e “Big Brother VIP”.

Ajo e cilësoi si lojë afrimitetin e aktorit me Beatrix ose puthjen me Borën që bëri bujë të madhe në të gjithë mediat. Ndërkohë, ende nuk kemi asnjë reagim nga Bora Zemani, edhe pse para se të ndodhte e gjitha kjo, ajo mbante në qatë varësen që i dërgoi Donaldi nga shtëpia, duke lënë të kuptohej se ajo po e priste Donaldin për të vazhduar historinë pas daljes së tij nga shtëpia.

Por me hyrjen e Beatrixit, Donaldi filloi të deklaronte se kishte tetë muaj i ndarë nga Bora dhe nuk mund ta konsideronte veten të lidhur. Madje për deklaratën se është single, pati dhe një debat me Semin, e cila i tha se në nëse kishte këtë mendje s’duhet ta kishte puthur Borën në buzë. Por pas bujës së puthjes në buzë me Borën, erdhi radha e bujës së puthjes në buzë me Beatrix-in.

Pasi konfirmuan se kanë një pëlqim për njëri-tjetrin, Beatrix dhe Donald e nisën me larjen në dush, më pas me puthje në buzë dhe tashmë qëndrojnë kudo bashkë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Puthjet e përqafimet janë bërë aq të shpeshta saqë nuk mungojnë në asnjë moment.

Ndërkohë, para dy netësh, teksa qëndronin të ulur jashtë së bashku me banorët e tjerë dhe dëgjonin muzikë, ata përjetuan edhe një moment romantik. Teksa në sfond u dëgjua një nga këngët e këngëtarit të dashur për publikun, Alban Skënderaj, ata në një moment u ngritën dhe nisën të vallëzonin.

“Hajt çohuni e vallëzoni. Vallëzoni ju lutem. Na bëni të ëndërroni”, u tha Arjola Donaldit dhe Beatrixës. Fillimisht qëndruan duke i kënduar njëri-tjetrit dhe duke u përqafuar e më pas u çuan për të vallëzuar.

E teksa Donaldi dhe Trixa po kërcenin, banorët e tjerë i vështronin të lumtur. “Sa bukur duken”, tha Arjola kur ata po kërcenin bashkë dhe ajo vetë qëndronte pranë PM. Kujtojmë se Beatrix tregoi në një bisedë me Sarah dhe Beniadën se ata janë stepur prej Semit, por fakti që Donaldi i ka dhënë dritën, e ka bërë atë të ndihet më mirë.

“Unë personalisht rrushi, do kisha qenë në super siklet, por dritën jeshile e kam marrë nga ai. Përderisa ai më ka dhënë aprovimin…”, tha këngëtarja. Ndërkohë, ndjekësit kanë sjellë në vëmendje një video të shpërndarë në “TikTok” nga këngëtarja, para hyrjes së saj në “Big Brother”, që lë jo pak vend për diskutim, sidomos në këtë situatë.

“Unë mund të ta marr burrin nëse dua”, këndonte Beatrix këngën “Take your man” para se të hynte në shtëpi. Nga komentet që kanë lënë ndjekësit e saj, duket qartë dhe mënyra se si është interpretuar kjo video në publik, duke i komentuar me fjalët “Ja, e bëre!”.

NËNA E DONALDIT, ME POROSI PËR DJALIN PASI E PA AFËR BEATRIXIT: DËGJO ZEMRËN DHE VEPRO!

Le t’i kthehemi historisë së Donaldit me Bora Zemanin dhe çfarë ndodhi që ata u ndanë pas një historie më shumë se dyvjeçare. Siç e ka treguar edhe vetë Donaldi, ajo lidhje u bë toksike për shkak të sherreve dhe xhelozive që kishin si çift, dhe një natë prej netësh ai u largua nga shtëpia ku bashkëjetonin në Tiranë.

Burime për “Panorama Plus” treguan se kundër lidhjes së tij me Bora Zemanin ka qenë edhe nëna e tij, e cila e shihte si një marrëdhënie të tensionuar që nuk do t’i çonte askund. Kjo ishte dhe arsyeja që pas afrimitetit që ai krijoi me Beatrixin, nëna dhe babai i tij hynë në shtëpinë e “Big Brother” jo vetëm për të suprizuar djalin e tyre, por sidomos për t’i dhënë një mesazh aprovimi për njohjen e re.

Pas 50 ditësh qëndrim brenda shtëpisë, vëllai i tij binjak, Romeo, i kishte shkruar letër, ndërsa i shkuan për ta takuar prindërit e tij. Të tre të ulur në oborr, nëna i dha një mesazh atij, pikërisht për çështjet e zemrës, duke shprehur kështu hapur qëndrimin e saj kundër lidhjes së të birit me Borën. Nëna e Donaldit i kërkoi atij të veprojë me zemër ashtu si ai vepron jashtë.

“Dëgjo zemrën tënde dhe vepro si jashtë sikur vetvetja jote”, i tha ajo. Dhe gjithçka u kuptua qartë. Donaldi u përlot shumë, pasi ishte nata e tij me surprizat e njëpasnjëshme që i bënë. Po ashtu ka reaguar edhe Antigona Ramosaj, nëna e këngëtares Beatrix, e detyruar pas kritikave që po i bëhen vajzës së saj për shkak të afërsisë dhe puthjeve që po shkëmben me aktorin Donald Veshaj.

Ndryshe nga shumica, nëna e Beatrixit ripostoi në “Instagram”, një shkrim që i ishte dedikuar vajzës së saj pas skenës romantike me Donaldin. Ajo, me anë të postimit, i ka kërkuar falje së bijës për të gjitha paragjykimet që po merr nga një popull i vogël, e aq më tepër për fjalën ‘dashuri’.

Në shkrimin e saj ajo ka treguar se Trixa është një vajzë e pastër dhe e drejtë, e edukuar nga një nënë luaneshë. Në fund të shkrimit ajo e ka mbyllur me fjalët e ëmbla, duke i treguar mbështetje: Suksese loqkë, na ke mbrapa ne Kosovën tënde, të duam shumë.

“Trixa, na fal që jemi popull kaq i vogël dhe kaq paragjykues ndaj teje, na fal që s’kemi lënë gjë pa thënë dhe të kemi ofenduar ty duke prekur kështu dhe familjen tënde, por një gjë ta kesh në mend, i drejti zhytet, po nuk mbytet. Trixa një artiste me zemër të madhe, e pastër, vajzë e drejtë dhe e edukuar nga një nënë luaneshëqë i ka dalur mbanë të gjithave sfidave të jetës dhe zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojmë Trixen për çfarë, për fjalën më të madhe në botë që është dashuria…. Suksese loqkë na ke mbrapa ne dhe Kosovën tënde të duam shumë”, shkruan ajo, duke treguar mes rreshtat se është pro lidhjes së tyre.

ANAID KALOTI FLET PËR GJENDJEN E BORËS: ËSHTË BËRË GJYSMË NJERIU!

Duke qenë se treshja Donald-Beatrix-Bora, është bërë tashmë qendra e diskutimeve jo vetëm nga shumë fansa të formatit apo figura publike, por edhe nga ish-konkurrentët e Big Brother, për mënyrën e rrjedhës së ngjarjeve, të gjithë po flasin vetëm Bora jo.

Së fundmi, dy ishkonkurrentët e këtij edicioni të BBV, Ardit Çuni dhe Kledi Hysa, në një video live në rrjetet sociale, kanë komentuar situatën, së bashku me fituesin e Big Brother 6, Anaid Kaloti, dhe ish-konkurrentin e Për’Puthen, Atdhe Xharravina, i cili është përfolur për lidhje me Borën.

Fituesi i Big Brother 6, Anaidi, ka folur me keqardhje për gjendjen e moderatores Bora Zemani pas ngjarjeve të fundit: “Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysmë robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re’’, tha ai.

Anaidi ka përmendur gjithashtu faktin se kur Kleidi ftoi në një darkë me Beatrixën, ka qenë Donaldi ai që e këshillonte Kledin si ta bënte për vete dhe si duhet të sillej me Trixën, ndërsa Arditi shprehet me ironi se ky është një mister, që duhet gërmuar nga shkencëtarë.

Ndërkohë, Atdheu ka vazhduar ironinë për Borën, duke u shprehur se tashmë nuk kanë as komunikin, ndërsa nga palestra ka postuar një foto ku pyet ndjekësit me tallje që ta mbajë apo ta heqë varësen (referuar varëses, që Donaldi i dërgoi Borës nga shtëpia).

Po ashtu, ish-i Vin Veli, me të cilin Bora ka një djalë, bëri një postim thumbues, ku në një foto me të dashurën e re, shkruante si i duhen ca kokoshka, për të parë telenovelën e fundit të lidhjes. Ndërkohë, Bora ende s’ka shprehur asgjë publikisht për këtë histori aspak të mirë, mes së cilës u gjend krejt papritur.

/Panoramaplus.al