Nën hetim për dosjen e Veliajt, biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK

Biznesmeni Elman Abule, i cili është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, është paraqitur në SPAK. Abule po hetohet për pastrim parash.

Biznesmeni mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga efektivët pasi ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

lapsi.al