Në skenë me të voglën e saj, Olta Boka rrëfen emocionet e fshehta teksa këndonte në Pallatin e Kongreseve

Në muajin dhjetor, këngëtarja e njohur Olta Boka performoi në skenën e pallatit të Kongreseve me këngën ‘Botë për të dy’ gjatë Festivalit të fundvitit.

Së fundmi ajo e ka rikujtuar këtë moment duke theksuar se askush nuk e ka ditur se ka qenë në pritje të ëmbël.

“Në dhjetorin që lamë pas, unë për herë të parë në jetën time, nuk ndihesha vetëm në skenë. Asnjë nuk e dinte asokohe, por të dija që këndoja në skenë me dhuratën më të bukur që mund të më dërgonte Zoti, më mbushi me emocionin më të madh që mund të kisha përjetuar ndonjëherë. Nuk luftoja për kupë sepse tashmë triumfi rritej brenda meje”, ka shkruar Boka krah këtij postimi.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Olta ndau lajmin e shtatzënisë me fotot më të ëmbla krah familjarëve të saj dhe njerëzve më të dashur.

revistawho.com