Në shtëpinë e Zaimina Vasjarit festë çdo muaj, vajza e saj bën 4 muajshe

Katër muaj më parë, Zaimina Vasjari ishte në pritje të fëmijës së saj të parë Khloe. Ajo është kthyer edhe në prioritetin e këngëtares, e cila aktulisht është tërhequr nga muzika për t’i dedikuar biznesit të saj, dyqanit të fustaneve. Dhe Zai ka vendosur ta shijojë në çdo hap rritjen e vajzë. Në 4-mujorin e lindjes së kësaj të fundit, ato kanë vendosur të flasin pak për marrëdhënien e tyre përgjatë këtyre muajve në një postim në Instagram. “Vogëlushja ime e ëmbël Khloe bën 4 muajshe sot dhe po, ne të dyja qeshim bashkë gjithë ditën!”, ka shkruar ajo teksa ka falenderuar dhe disa kompani që i kanë bërë dhurata vajzës në këtë ditë të veçantë. Në foton që Zai ka postuar mund të shihni numrin 4 me tullumbace dhe një buqetë të këndshme me lule mbi tavolinë, që tregojnë atmosferën e festës në familjen e tyre. Në foto shihet Zaimina shumë në formë e veshur me një fustan të shkurtër xhins, dhe zbathur.