Në pritje të ëmbël, bashkëshortja e Shpat Kasapit publikon foton e parë me barkun e rrumbullakosur

Bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, ka publikuar sot për herë të parë një foto me barkun e rrumbullakosur. Pas disa muajsh në pritje të ëmbël, grimierja ndau me të gjithë ndjekësit në Instagram foton që tregon se si ka ndryshuar trupi i saj deri më tani.

Ndryshe nga fotot që jemi mësuar të shohim, Selvija zgjodhi që të tregohet pak më “kreative”. Ajo realizoi një foto të hijes së trupit të saj në mur e tashmë që është rreth gjashtë muajshe shtatzënë, barku duket qartësisht.

“Nuk ka pasuri më të madhe sesa përveç zemrës tënde, brenda tëjë të të rrahë dhe një zemër e vogël. Lus Zotin që çdo femër të përjetojë këtë ndjesi”, shkroi Selvija krahas imazhit.

Më herët Jao ka zbuluar se ka shumë neps për ëmbëlsira. Ndërsa gjininë e bebushit që pritet të vijë në jetë brenda pak muajve, ajo nuk e ka zbuluar ende. Kur u pyet për këtë gjë, Selvija tha: “S’ka rëndësi për mua, si djalë, si vajzë. E lus Zotin të shkojë mirë shtatzënia deri në fund e uroj të ketë shëndet”.

Ishte Shpat Kasapi ai që zbuloi në ditën e lindjes së Selvijes se partnerja e tij së shpejti do të sjellë në jetë një fëmijë. Ai publikoi një foto me bashkëshorten krahas së cilës shkroi:

“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime, që do të bëhet nënë së shpejti. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë!

E sidomos tani që po presim një engjëll! Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paça gjithmonë dashuri. Të dua shumë!”.