Në përvjetorin e martesës, Aurela Gaçe zbulon se do të bëjë një dasmë të dytë dhe e ka ndarë mendjen për datën

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, është sot një ditë mjaft speciale. 7 vite më parë, ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë me partnerin e saj Skerdi. Aurela ka publikuar një foto nga ajo ditë, ku shfaqet me bashkëshortin dhe vajzën e tyre të parë, Grace dhe mes rreshtash zbuloi se ka ndërmend një tjetër dasmë dhe madje e ka ndarë edhe datën, në 20 shtatorin e 2023, atëherë kur bën fiks 10 vjet martuar.

“20 /Shtator / 2013

7 vjet nga kjo ditë.

Gëzuam, kërcyem e kënduam me frutin e dashurisë tonë në duar, vajzën tonë të parë, Grace( Greis)

Dasmën e bëmë për kokërr te qejfit, për te gëzuar bashkë me familjen, me miq e shokë shumë.

Vajza tjeter ,e vogla Abigail, akoma nuk di gjë që e kemi bere kete pa lejen e saj ? edhe kam frikë se do te kerkojë edhe ajo te jetë në dasëm si motra e madhe ?..

Si thoni @geraldina_sposa ? E shkrepim edhe një festë tjetër? Sigurisht jo tani?, thjeshte dua te di a jeni te lirë ne 20 Shtator2023? ?”, shkruan në Instagram. Përveç familjarëve, ky lajm me siguri ka entuziasmuar të gjithë fansat e këngëtares.