Ne ju kishim paralajmëruar dhe ja ku jaka u rikthye në modë!
E mbani mend kur në tetor ju paralajmëruam se jaka po rikthehet në modë? Ja, ku keni vajzat e showbizit që së fundmi janë shfaqur me fustane me jakë, një trend që po përhapet shumë shpejt. Në fillim ishte Nora Istrefi e cila u shfaq me një fustan të zi tyli me jakë të bardhë. Më pas Sara Hoxha, e tani pamë veshur me jakë edhe Olta Beqirin e Zajmina Vasjarin, të ftuara në emisione. Nuk e dimë nëse ju pëlqen, por mesa duket vajzave tona të ekranit po.