Në jetë nuk mund të bësh plane. Aktorja bëhet nënë edhe pse nuk shpresonte më

Emma Roberts është bërë nënë për herë të pare dhe ka sjellë në jetë një djalë. Emma dhe partneri i saj, Garret Hedlund e kanë pagëzuar me emrin Rhodes. Më herët gjatë një interviste, aktorja tregoi se gjithmonë ka patur frikë se nuk do të bëhej dot me fëmijë pasi ishte diagniostikuar me endometriozë.

“Kam dashur gjithmonë të kem një bebe. Kur isha fëmija i lutesha mamasë sime të bënte një tjetër bebe. Mbaj mend ditën kur e solli motrën time nga spitali, e mbaja në krahë dhe doja ta vishja me fustane e të luaja me të. Kur mbusha 16 vjeç ëndërroja që në moshën 24 vjeçare të martohesha dhe të bëhesha me fëmijë. Kur mbusha 24 thoja “E mbani mend kur në këtë moshë doja të kisha fëmijë?”. Por kur je aktore, udhëtimet, oraret e gjata në punë nuk të lejojnë të krijosh një familje. Pak vite më parë mësova se kisha endometriozë. Gjithmonë kam patur dhimbje të forta gjatë periodave, sa më duhej të lija shkollën dhe më pas të anuloja mbledhjet në punë. Doktoresha më tha “Duhet të ngrish vezët”.

Të them të drejtën u tmerrova dhe mendoja se nuk do të bëja dot fëmijë. I ngriva vezët dhe ishte një proçes i vështirë. Më pas nisa ta bisedoj këtë me vajza të tjera dhe kuptova që nuk isha e vetmja. Duket e habitshme, por në momentin kur nuk mendova më për këtë gjë, mbeta shtatzënë.

Megjithatë nuk doja të shpresoja më kot sepse gjërat mund të mos shkonin mirë gjatë shtatzënisë. Kështu që e mbajta lajmin të fshehtë. Shtatzënia më mësoi se në jetë nuk mund të bësh plane”, ka treguar Emma.