Në intervistën më të veçantë të fundvitit, Klajdi dhe Bruno zbulojnë bashkëpunimin me Florin!

Kjo puntatë e fundit e vitit 2020 e programit “Pardon My French” nuk mund të mbyllej më bukur se kaq, ku të ftuar ishin djemtë e Three Dots, Klajdi Haruni dhe Bruno.

Ashtu siç pritej, edhe studio e Top Albania Radio është kthyer në një “skenë” muzikore ku u luajt muzikë e mirë dhe pati mjaft të qeshura.

Dy pjesëtarët e Threedots kanë folur për mbarëvajtjen e këtij viti të mbrapshtë, mungesën e koncerteve dhe mjaft detaje nga jeta e tyre personale… bisedë kjo, e shoqëruar edhe me kitarë e muzikë të mirë.

Të pyetur nga moderatorët për planet e tyre të ardhshme, Klajdi dhe Bruno kanë dhënë lajme të mira për të gjithë dashamirësit e tyre.

“Ta themi ekskluzivisht! Shpresojmë që nga janari do të kemi të dy një bashkëpunim me Florin… një duet unë, një duet Bruno”, – ka treguar Klajdi.

Kështu, bëhuni gati se nisja e vitit të ri nuk mund të ishte me më shumë “dhurata” se kaq.

Nga ana tjetër, të pyetur për fëmijërinë e hershme, jetën private dhe bashkëpunimet e reja, Klajdi dhe Bruno gjetën një mënyrë mjaft interesante për t’u përgjigjur: me dedikime këngësh.