Në Eurovision do të na përfaqësojë Jonida Maliqi, e dëgjuat këngën e saj?

https://m.youtube.com/watch?v=JM3394FXz4Y

I ka munguar gjatë skenës muzikore, por kur u rikthye u rikthye aq fort sa fitoi edhe vendin e parë në festivalin e 57-të të Këngës në RTSH. Është këngëtarja Jonida Maliqi ajo që e ka fituar vendin e parë në edicionin e 57-të të festivalit, me këngën e Eriona Rushitit, “Ktheju Tokës”, shkruan Prive. Në natën finale performuan 14 finalistë, ndërkohë që vendin e dytë e rrëmbeu Lidia Lu me “Rrëfehem”, ndërsa në të tretin u rendit Eranda Libohova me këngën “100 pyetje”.