Në dukje e veshur thjesht, por look-u në këtë foto i Agnesa Vuthajt kap shifrën marramendëse

Pozat e Agnesat Vuthajt në Instagram tërheqin jo pak vëmendje, për shkak se bukuroshja shfaqet gjithmonë e kuruar deri në detaje dhe e veshur plot stil.

Në një nga fotot e realizuara së fundmi, ish-missi ka veshur me një pallto të “Louis Vuitton”, të gjatë, të zezë, e cila ka edhe një rrip tek beli, si dhe mban në dorë një çantë “Hermes” po ashtu të zezë.

Sipas faqes “What They Wearin” në Instagram, bukuroshja ka shpenzuar jo pak për këtë look elegant.

Palltoja që ajo ka veshur kushton 3,600 euro, çanta 36,500 euro, syzet “Linda Farrow” 1,105 euro dhe ora “Rolex”, modeli “Lady DateJust 28”, ka kushtuar 10,300 euro.

Nëse i mbledhim të gjitha bashkë, look-u në dukje i thjeshtë i Agnesës, kushton më shumë se 50 mijë euro.