Në ditën e saj të lindjes, Eros Grezda prezanton nënën e tij me të gjithë! Ja si duket “vjehrra” e Oriola Marashait
Sot, mamaja e Eros Grezdës, feston ditëlindjen dhe me këtë rast, futbollisti ka publikuar për herë të parë foto me të.
Krahas fotos, ku Erosi shfaqej krah nënës, ai shkroi: “Urimë ditëlindjen nanë”.
Ajo që vihet re, është ngjashmëria e madhe që futbollisti ka me nënën e tij.
Për muaj të tërë, kryefjala e mediave ka qenë Erosi dhe Oriola.
Lidhja e tyre duket se është konsoliduar dhe gjërat po bëhen gjithnjë e më tepër serioze, pasi ata ishin gati të hidhnin edhe një hap drejt fejesës.
Megjithatë, pandemia i shtyu planet e tyre për më vonë, ndërkohë që vazhdojnë të publikojnë foto e video krah njëri-tjetrit në rrjete sociale dhe sot u njohëm edhe me “vjehrrën” e modeles bukuroshe.