Në ditëlindjen e Samantës, Olti Curri rrëfen historinë e veçantë: Për mua ishte surprizë…

Ditën e sotme, Samanta Karavella, feston ditën e lindjes. Mes shumë urimesh nga miqtë, ka rënë në sy ai i Olti Currit i cili ka ndarë historinë se si nisi miqësia dhe bashkëpunimi i tyre.

“Kisha shkruar vetëm këngën “Unik” dhe Samanta edhe pse shumë e re në moshë dhe në tregun muzikor më tha: Dua patjetër të punoj me ty. Ajo ishte në fillim të karrierës por e qartë në zgjedhjet e saj dhe për mua ishte surprizë që një këngëtare e re kërkonte tekste me përmbajtje. Më pas bashkë fituam Top Fest dhe bëmë disa bashkëpunime të dashura pêr publikun, me Samantën dhe Kledi Bahitin. Gëzuar ditëlindjen, vajzë me emocione, talent dhe hunor”, shkruan Olti krahas fotos me Samantën. Kujtojmê se ajo organizoi mbrëmê njê festë pranë miqve më të ngushtë si Enca, Olti Curri, Ardit Çuni etj.