Në ditëlindjen e Mozzik, Loredana “turbollon” fansat

Mozzik sot feston ditëlindjen!

I lindur në vitin 1995, reperi i njohur mbushë plot 25 pranvera.

Me të hyrë në 29 shtator, urimet kanë qenë të panumërta nga fansa e miq të Mozzit por është një tjetër detaj që ka marrë vëmendjen.

Mëngjesin e sotëm, Loredana ka postuar një video në Instagram të makinës Mercedes Benz G63 AMG.

Makina është i njëjti model me atë të Mozzik, blerë në fund të vitit të kaluar.

View this post on Instagram

Amo bash Hood-Star shoki 😉 #2EURO

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Çfarë dallon është regjistrimi i veturës por kjo nuk ka mjaftuar që sërish, fansat në rrjet të shprehin bindjen për një ribashkim të çiftit.

Kujtojmë se Mozzik dhe Loredana u kapën në Stutgartt në një qendër tregtare nën shoqërinë e njëri-tjetrit pak ditë më parë.

Prive.al