Në 9 vjetorin e vajzës së madhe, Aurela Gaçe tregon se si i ka ndryshuar jeta
9 vite më parë, këngëtarja Aurela Gaçe u bë nënë me vajzën e saj, Grace. Në ditën e lindjes të së voglës, Aurela ka shkruar fjalët më të ndjera për dashurinë e saj më të madhe, e cila i dhuroi ndjesitë më të bukura.
“9 vjet më pare erdhe në jetën tone, Grace, Hiri I Perëndisë.
Prandaj te quajtëm kështu, sepse ardhja jote eshte bekim e hir per jetët tona.
Më dhe statusin e nënës ❤ ,më ndryshove jetën.
🥳❤🎂 💯 jetofsh e gëzofsh jetën, gëzimi ynë i parë
❤❤❤❤❤❤❤”, ka shkruar Aurela duke treguar njëhherazi se si ka ndryshuar jeta e saj.
Gaçe është nënë e dy fëmijëve, Grace dhe më të voglës, Abigal me të cilat ndan shpeshherë momente nga përditshmëria, duke zbuluar dhe talentet e ndryshme të tyre, midis të cilave kryeson kënga dhe muzika./revistawho.com