Ndonëse ka qenë një vit i çmendur sipas Albërijes, ajo mezi po pret t’i rikthehet muzikës
Edhe pse ky vit ka qenë i çmendur për Albërijë Hadërgjonaj, këngëtarja nuk mund të presë më gjatë për të publikuar projektet e saj më të reja muzikore.
Këtë detaj artistja sapo na e tregoi në foton e fundit ku shfaqet në prapaskenat e festivalit të fundvitit në 2019.
“Ka qenë një vit i çmendur dhe mezi po prej t’i rikthehem performancave të mia dhe këngëve të reja”, ka shkruar Hadërgjonaj.
Ashtu si dhe Albërijes edhe ndjekësve të saj duhet t’i kenë munguar perfomancat e këngëtares, e cila për një periudhë disamujore ka qëndruar larg skenës dhe nuk ka sjellë projekte të reja muzikore./revistawho.com