Ndodh në Shqipëri, trajneri rreh futbollistin e ekipit të tij

Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur në futbollin shqiptar. Në ndeshjen e sotme miqësore mes Butrintit dhe Memaliajt të cilat kishin planifikuar këtë sfidë para rifillimit të Kategorisë së Dytë ka ndodhur një episod i pazakontë.

Mediet lokale raportojnë se trajneri i Butrintit, Neritan Novi në një moment të ndeshjes është nervozuar shumë dhe në agresivitet e sipër ka sulmuar një nga lojtarët e tij. Novi ka goditur, Albi Selimajn.

Arsyeja e sulmit mendohet të ketë qenë pakënaqësia që trajneri gjirokastrit kishte ndaj futbollistit të tij dhe e ka goditur këtë të fundit shumë ashpër. Në krahun tjetër, lojtari 22-vjeçar është transportuar menëjherë në spital për të marrë ndihmën parë.

Përditësim: Trajneri Neritan Novi ka përgënjeshtruar për Newsport.al këtë lajm të dalë nga mediet lokale, duke pohuar të kundërtën. Novi tregoi se ai është i dhunuari, pikërisht nga futbollisti Albi Selimaj dhe vëllai i tij.

newsport.al