Ndjekësi i shkruan Anna Likës: “S’ke pas fonde për pushime, nuk e kape ndonjë emigrant këtë verë?”
Ajo është një ndër aktoret më të ndjekura dhe më të komentuara në rrjetet sociale. Është fjala për Anna Likën, e cila së fundmi ka hedhur një foto mjaft seksi, ku shfaqet e veshur me bikini. E siç u ndodh zakonisht personazheve të njohur të ekranit, ajo ka marrë një koment aspak të këndshëm nga një ndjekës i saj. Së fundmi Ana ka publikuar në Instagram një foto mjaft seksi nga pushimet e saj dhe një ndjekës ka vënë re se fotoja është e mëparshme. Fansi i aktores ka bënë re se kjo pozë është e vjetër e si pasojë i shkruan: “Më duket se kët verë ske pas fonde për pushime që po hedh fotot e verës kalume, a sun kape naj emigrant”. Anna e ka lexuar këtë koment dhe ka vendosur që t’i përgjigjet, duke i thënë se është foto e parvjetshme, por ka dalë super yll dhe e ka publikuar. Madje ajo nuk ia ka lënë mangët me përgjigjen e saj dhe e i ka shpalosur pasuritë e saj familjare. “Me thën të drejtën janë të parvjetshmet, as të vjetshmet jo. Thjesht kam dalë super yll dhe më kishte shpëtu pa e hedh dhe sa për fonde s’kam pas ndonjëherë nevojë të m’i bëjë njeri se kam shtëpi në çdo cep të Shqipërisë me bo pushime dhe kam rrogë aq të lartë sa më del me bo pushime gjithë vitin”, i shkruan ajo e revoltuar./Panorama Plus