Ndërron jetë para kohe ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani

Andis Harasani, ish-deputeti i Partisë Socialiste për dy legjislatura është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçaere si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës kishte rreth 2 vjet që vuante.

Lajmin e ka shpërndarë në rrjete sociale një mik i tij Agim Muco, i cili shkruan: “Para pak minutash u njoftova se u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, Andis Harasani. Andisin e kam njohur kur e kisha student në Fakultetin Ekonomik. Ishte vërtetë një student inteligjent. Më pas punuam bashkë te Deloitte&Touche Tirana. Ishte një tirons i omël por dhe djal i zoti.”

Andis Harasani u zgjodh dy herë deputet, në 200-ën dhe më pas në 2009-ën ndërsa u largua nga politika në vitin 2013 kur Edi Rama erdhi në pushtet. Më pas ai jetoi në SHBA, ku u zhvendos me familjen e tij.

Megjithatë, Harasani nuk ju largua jetës publike, duke qenë prezent në rrjete sociale si një kritik i ashpër i Ramës dhe PS-së. Përpara zgjedhjes së deputet ai kishte shërbyer si drejtor i KESH-it nga shtatori 2002 deri në korrik 2005-ës.

©LAPSI.al