Ndërron jetë këngëtarja dhe protagonistja e “Grease”

Olivia Newton-John, këngëtarja dhe aktorja australiane, e cila ka qenë një nga yjet e “showbiz”-it të viteve ’70, protagonist e filmit të famshëm “Grease”, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Në vitin 2018, këngëtarja zbuloi se po kurohej nga kanceri në shtyllën kurrizore. Më parë, ajo kishte patur kancer në gjoks në fillim të viteve ’90 dhe në 2017.

Në vitet ’70 ajo ishte këngëtare me emër, por pjesëmarrja në filmin “Grease”, ku interpretonte edhe John Travolta, një nga filmat më të famshëm në histori, e ngriti në një nivel tjetër australianen.