Ndërron jetë bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princ Philip

Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare Princi Philip.

Lajmi është bërë i ditur nga Familja Mbretërore nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

“Me pikëllim të thellë Madhëria e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.”- shkruhet në njoftim.

Kujtojmë që Princ Philip është bashkëshorti i Mbretëreshës britanike Elizabeth II.

Princi u martua me Princeshën Elizabeth në 1947, pesë vjet para se të bëhej Mbretëreshë, dhe ishte bashkëshortja mbretërore me jetë më të gjatë në historinë Britanike.

Çifti kishte katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 10 stërnipa.