![](https://story.al/wp-content/uploads/2025/02/el-1.jpg)
Nderi i kombit, Ela Tase bëhet gjyshe për herë të parë
Ela Tase, nderi i kombit, volejbollistja që na ka dhuruar aq shumë emocione dhe na ka bërë krenarë ndër vite, tashmë gëzon me një status të ri në jetën e saj.
Ditën e djeshme erdhi në jetë nipi i saj i parë, një djalë i bukur dhe i shëndetshëm, 3.6 kg, ka njoftuar spitali privat ku ka lindur nusja e saj.
Në një intervistë një vit më parë ajo kishte shprehur dëshirën për t’u bërë gjyshe.
“Ëndrra më e madhe është të bëhemi gjyshër. Ta ndiejmë aromën e mjaltit të mjaltit. Djali jonë Fogerti shoqërohet me një vajzë e shpresojmë që 2024-tra të na plotësojë dëshirën”-u shpreh Tase.
Ela Tase është emri i kampiones kombëtare të volejbollit e cila bashkë me vajzat e ekipit të Dinamos kanë çuar peshë zemrat e sportdashësve shqiptarë.
living.al