Ndarja nga jeta e tre familjarëve nga Kosova/ Ish-ministri tregon si mund t’i dalloni kërpudhat helmuese “Kësula e Vdekjes”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti të Gjilanit, ku tre anëtarët e familjes, Afrimi, Elfetja dhe Ferindazja dyshohet të kenë vdekur pas helmimit me ushqim, teksa ishin me pushime në Shqipëri.

Nisur nga ngjarja e rëndë, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka treguar si të dallojmë kërpudhat helmuese nga ato johelmuese.

Në një postim në Facebook, Panariti thotë se në Shqipëri, në zona pyjore rritet kërpudha helmuese “Kësula e Vdekjes” që përmban lëndën toksike amatoksinë, e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zierja, pjekja, skuqja.

Ai shpjegon se e vetmja mënyrë për të zbuluar lëndën helmuese është me anë të Wieland (pikimi i një sasie acidi klorhidrik të përqendruar në tulin e kërpudhës, e cila nëse përmban helm merr ngjyrë blu në të gjelbër.