Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied, flet miku i saj: Ditët e fundit ishte me oksigjen
Hueyda El Saied, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme, po luftonte prej më shumë se një viti me kancerin e gjirit. Por artistja shumëdimensionale kishte zgjedhur të mos tregonte asgjë, as miqve dhe as të afërmve.
Në moshën 46-vjeçare, mbylli sytë në Luksemburg, ku jetonte me djalin, Gabrielin dhe partnerin, me të cilin kishte vetëm një vit që ishte martuar. Artistja u kujdes gjithashtu që të birin ta lindte në duar të sigurta, pasi në Korrik u birësua nga partneri i saj.
Miku i saj, Bledi Strakosha ka rrëfyer se balerina ishte shumë e kufizuar në dhënien e informacioneve pasi nuk donte të shqetësonte askënd. “Ka vuajtur gjithë jetën, sot kisha një inat me zotin, thosha pse duhej të vuante deri në momentin e fundit kjo vajzë. Gjithë jetën ka vuajtur edhe ndarjen nga jeta e pari me një peripeci gati një vit e pak që ka qenë me terapi dhe me oksigjen.
She deri në momentin e fundit askujt nuk iu thoshte që jam sëmurë. Kur ka dalë nga spitali, iu ka thënë miqve të ngushtë se jam më mirë. Edhe ne që e dinim jemi të tronditur, nuk dinim çdo hollësi dhe nuk prisnim ndarjen nga jetë në një moshë kaq të re.“, tregoi ai mes të tjerash. /abcnews.al