Ndarja nga jeta e Armando Maradonës, tetë persona të tjerë akuzohen për vrasjen e legjendës
Duket se vdekja e Armando Maradonës është ende një mister, me shumë persona që dyshohen se mos kanë lidhje në këtë ngjarje.
Siç bëjnë me dije mediat, së fundmi kanë dalë dhe tetë emra të tjerë të cilët duhet të shkojnë dhe të dëshmojnë në gjykatë.
Mes tyre janë neurokirurgu, psikiatri dhe psikologu i argjentinasit, të cilët dyshohen për vrasje me dashje.
Vdekja e Maradonës erdhi në mënyrë të papritur në 25 nëntor të vitit 2020. Hetime të ndryshme u ngritën dhe doli mundësia e një vrasje me dashje, me doktorin e ish-futbollistit që u akuzua si i pari i dyshuar.
Hetimet vazhdojnë dhe gjyqi vazhdon të jetë ende i hapur, me tetë personat e fundit që priten të dëshmojnë së shpejti.
PANORAMASPORT.AL