Ndarja e Stresit nga Kejsi, dhe dasma private në Santorini
Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, Stresi ka njoftuar ndjekësit për ndarjes përfundimtare nga Kejsi, duke prishur kështu planin e ceremonisë së dasmës private në ishullin grek Santorini.Marrëdhënia e tyre është shoqëruar me ulje e ngritje përgjatë viteve, por duket se gjithçka ka marrë fund me çiftit të njohur, Stresit dhe Kejsit.
Lajmin e konfirmoi vetë reperi, i cili gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit tregoi se është ndarë nga ish-bashkëshortja e tij, me të cilën ishte celebruar në bashki dhe kisjhin në plan ceremoninë e dasmës. Ai u shpreh se “vajzë më të mirë se ish-partnerja e tij s’do gjejë më”, por për të jeta vazhdon.
“Po ua shpjegoj njëherë e mirë të gjithëve që me zor e prisni këtë lajm! Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se e saj sot e 1000 vjet nuk gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon kështu që boll me këto pyetje. Nuk jemi më bashkë”, iu përgjigj Stresi, ndjekësve të tij, të cilët e pyetën “se si është Kejsi”.
Ndërsa fansa të tjerë kanë qenë kuriozë të dinë nëse ka një femër tjetër në jetën e tij. “Me Zotin dhe nënën çmendurisht!”- shkroi reperi, duke lënë të nënkuptohet se është single. Stresi vazhdon të jetë në arrati në Londër pasi u shpall në kërkim nga policia shqiptare për pjesëmarrje në protestën e dhunshme që u organizua pas vrasjes së Klodian Rashës. Ndërkohë ish-partnerja e tij jeton me familjen e saj në Kanada.
Reperi kishte 10 vite diferencë nga Kejsi, dhe lajmin për herë të parë për dasmë e dha para tre vitesh. Ajo ishte një nga komshiet e tij, për të cilën e ëma ia la porosi të kujdesej që të mos e ngacmonin djemtë e tjerë dhe kështu nisi gjithçka.
Gjatë një interviste Stresi shprehej: “Ne e kemi bërë planin tonë të ceremonisë së dasmës, që do të jetë totalisht private dhe jashtë Shqipërisë. E kemi menduar ta organizojmë në Greqi, pasi është dëshira e Keisit që ta organizojmë ceremoninë e martesës në ishullin Santorini. Do të jetë dasmë super moderne dhe në planin tonë”.
Por gjithmonë një artisti me shpirt të lirë është normale t’i bësh pyetjen: “A të tremb martesa?” Ai përgjigjet: “Jo, aspak nuk më tremb martesa! Po punoj shumë në muzikë këto vite, që kur të martohem të kem realizuar disa projekte. Sa për fëmijët, ata i planifikojmë pas martese, si një çift tradicional”, përfundon ai./Panorama Plus