Ndarja e Norës dhe Robertit, flet nëna e këngëtares
Syzana, i gëzohet sukseseve e të arriturave të fëmijëve të saj. Nora e Era, yje të pa diskutueshme të muzikës. Syzana, e la herët muzikën, e ëndrrën e saj për të kënduar, për sukses, po e jetësojnë vajzat e saj shumë të talentuara e të pashme.
E, jeta nuk mund të jetë fushë me lule. Këto kohë, Syzana është përballur me dështimin e marteses së të bijes me Robert Berishen. Gjatë kësaj periudhe, ish këngëtarja i ka qëndruar shumë pranë të bijes, madje bashkë kanë qenë edhe për pushime, shkruan “Kosovarja”.
Syzana, nëna e tri vajzave dhe një djali, nuk e kishte jetën vaj. Ajo e humbi të shoqin në moshë të re dhe kjo ishte humbje e madhe për të dhe familjen.
E pyetur rreth ngjarjes së fundit mes vajzës së saj dhe Robertit ajo e komentoi kështu: “Ata janë të rritur tashmë. Gjithsecili e di se çfarë bën me jetën e vet”