Ndahet nga jeta ikona e modës në moshën 73-vjeçare
Ikona e modës, André Leon Talley, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të André Leon Talley më 18 janar 2022 në Nju Jork”, thuhet në një deklaratë në Instagram-in e tij, ku nuk specifikohet shkaku i vdekjes.
Talley ishte pionier në industrinë e modës, një burrë me ngjyrë në një botë shpesh të izoluar të dominuar nga burra dhe gra të bardhë, raporton CNN.
Ish-drejtori kreativ për një kohë të gjatë i Vogue mbërriti në Nju Jork në vitin 1974 dhe e gjeti veten shumë shpejt në botën e modës dhe artit, duke punuar me emra të mëdhenj si Halston, Karl Lagerfeld dhe Andy Warhol.
Pasi punoi në Paris me Women’s Wear Daily, Talley iu bashkua Vogue në 1983 dhe punoi me markën e famshme për gati 4 dekada.
Talley ishte pjesë e jurisë së “America’s Next Top Model” dhe ishte subjekt i një dokumentari The Gospel According to André, i cili u publikua në vitin 2017 dhe u nderua me çmimin Chevalier de l’Ordre des Arts et des Lettres nga qeveria franceze në nder të kontributit të tij në industrinë e modës.
Ai e konsideroi vlerësimin nga qeveria franceze si ‘ditën më të mirë të jetës së tij”.