Ndahet nga jeta “babai i kumarit”, kishte 17 fëmijë dhe 6 miliardë USD pasuri
Stanley Ho, manjati nga Hong Kongu, që ka meritat për kthimin e Macau-t kryeqytet të kumarit në botë, ka vdekur në moshën 98-vjeçare. Ai ishte kreu i një prej bizneseve më fitimprurëse të lojërave, SJM Holdings, vlera e të cilës llogaritet 6 miliardë Dollarë.
Lindur në Hong Kong, Ho kishte pasur katër gra dhe 17 fëmijë të njohur dhe ishte detyruar të ristrukturojë të gjitha aktivitetet e tij të biznesit pas një beteje të hidhur ligjore që shpërtheu në familje në vitin 2012.
Lajmi për vdekjen e tij u njoftua nga vajza e tij Pansy. Miliarderi Ho u konsiderua babai i lojërave të fatit modern në Kinë me një monopol të padiskutueshëm gjatë katër dekadave në kazinotë e Macau.