NAMI në Përputhen. Zbulohet arsyeja e vërtetë pse e larguan Hysenin nga emisioni, paska ardhur edhe policia
Para disa ditësh moderatorja e emisionit “Përputhen” ka deklaruar se Hyseni, konkurenti i cili bëri shumë bujë më hyrjen e tij, për shkak se ishte ish i dashuri i Alvisës, është larguar nga ana e produksionit.
Shumë nga poubliku u bënë kuriozë për të ditur arsyen pse, por Bora nuk dha asnjë shpjegim duke u shprehur se do e zbulojmë më vonë se çfarë ndodhi.
Gjithsesi po përflitet në rrjet se arsyeja e vërtetë e largimit të tij lidhet me një sherr të bërë mes tij dhe Brunos.
Sheri ka agravuar dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Ende nuk ka ndonjë reagim nga dy protagonistët Hyseni dhe Bruno, madje as nga produksioni. Prandaj pritet që çdo gjë të sqarohet me kalimin e kohës.