Nami në ‘BBV’, Donaldi ia ‘fut’ me lezet shokut të tij Dagz?

Zinxhiri I shpëtimit për eliminimin e dytë sonte ka habitur publikun. Xheisara ishte banorja e parë që u eliminua sonte në Big Brother.

Beatrix nisi një zinxhir shpëtimi ku banorët e fundit, do të shkonin në televotim. Ajo çka habiti ishte zgjedhja e Donaldit I cili zgjodhi të shpëtojë Tanin dhe jo Dj Dagz, për faktin se lidhja e tij shoqërore me Dj Pm dhe Dj Dagz, deri tani ka qenë shumë e fortë, ndërsa Tani ka vetëm 10 ditë që është pjesë e BBV.

Madje, Tani në fillim është afruar shumë me Ilirin, e publiku e di që njerzit që Iliri ka afër Donaldi nuk I shpëton. Gjithsesi mbetet të shihet se kush largohet sonte mes Dj Dagz dhe Einxhel.

Dagz menjëherë u ankua pse askush nuk e ndihmoi nga njerëzit që priste se e donin në shtëpi, ashtu si edhe Einxhel. Kjo e fundit u shpreh se, pavarësisht rezultatit, do të dalin të dy bashkë. Fjali mjaft e guximshme, apo jo?

“Arbana, a mund të dal unë direkt, ju lutem?” – u shpreh djali nga Kosova. Arbana Osmani menjëherë u shpreh se kjo nuk ka shans të ndodhë. Brenda pak minutash do dalë emri i më pak të votuarit nga publiku.

Big Brother VIP ka hyrë fiks në fazën e fundit të programit, sepse kanë mbetur saktësisht edhe 4 javë nga fundi i këtij fenomeni në Shqipëri. Në finale do të shkojnë ata që kanë më shumë fansa, por edhe durim.